Në bazë të Ligjit për lojëra fati dhe lojëra argëtuese, Industria ushqimore VITAMINKA SHA Prilep me seli në rr. LECE KOTESKI nr. 23 Prilep, me NVT MK4021991116887 dhe NVAS 4015215 në datë 24.08.2016 solli këto
RREGULLA TË LOJËS SHPËRBLYESE
Neni 1
Organizator i lojës shpërblyese me emër STOBIRANKA është Industria ushqimore VITAMINKA SHA Prilep me seli në rr. LECE KOTESKI nr. 23 Prilep, me NVT MK4021991116887 dhe NVAS 4015215.
Neni 2
Kohëzgjatja e lojës shpërblyese është 20.09.2016 (fillimi i lojës shpërblyese) deri më 25.12.2015 (fundi i lojës shpërblyese).
Vendi i mbajtjes së lojës shpërblyese është i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë.
Neni 3
Të drejtë pjesëmarrjeje në lojën shpërblyese kanë të gjithë konsumatorët e prodhimeve STOBI FLIPS, ÇOKO STOBI FLIPS, STOBI STIKS të VITAMINKA SHA Prilep (organizator i lojës shpërblyese) të të gjitha shijeve dhe gramashit, përveç të punësuarve në Industrinë ushqimore VITAMINKA SHA Prilep, si dhe anëtarëve më të ngushtë të familjeve të tyre.
Neni 4
Lojën shpërblyese, Organizatori Industria ushqimore VITAMINKA SHA Prilep e bën me qëllim që të shpërblejë konsumatorët besnik të prodhimeve të tij STOBI FLIPS, ÇOKO STOBI FLIPS, STOBI STIKS dhe për reklamim të prodhimeve të tij STOBI FLIPS, ÇOKO STOBI FLIPS, STOBI STIKS.
Neni 5
Mënyrë e pjesëmarrjes në lojën shpërblyese:
Për të marrë pjesë në tërheqjen e çmimeve duhet të mblidhen 5 (pesë) qese të zbrazëta të cilit do nga prodhimet e STOBI FLIPS, ÇOKO STOBI FLIPS, STOBI STIKS të VITAMINKA SHA Prilep (organizator i lojës shpërblyese) të çdo shije dhe gramashi dhe së bashku me të dhënat e dërguesit emër, mbiemër, adresë dhe numër telefoni të dërgohen të paketuara në zarf të bardhë në adresën rr. LECE KOTESKI nr. 23 7500 Prilep ose të dorëzohen në kutitë që do të vendosen dukshëm në pikat e shitjes në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Çdo person që do të plotësojë kushtet për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, mund të marrë pjesë në të njëjtën në numër të pakufizuar.
Në lojën shpërblyese marrën pjesë të gjitha zarfet e arritura në adresën e organizatorit ose të dorëzuara në kutitë e vendosura dukshëm në numër të caktuar të pikave të shitjes në RM. Loja shpërblyese do të ketë tre tërheqje. Tërheqja e parë do të jetë në datë 23.10.2016 dhe në të njëjtën do të marrin pjesë të gjithë ata që do të dërgojnë zarfe më së voni deri në datë 19.10.2016 deri në orën 24:00. Tërheqja e dytë do të jetë në datë 27.11.2016 dhe në të njëjtën do të marrin pjesë të gjithë ata që do të dërgojnë zarfe më së voni deri në datë 24.11.2016 deri në orën 24:00. Tërheqja e tretë do të jetë në datë 25.12.2016 dhe në të njëjtën do të marrin pjesë të gjithë ata që do të dërgojnë zarfe më së voni deri në datë 21.12.2016 deri në orën 24:00. Në tërheqjen e dytë do të marrin pjesë të gjitha zarfet që nuk janë shpërblyer në tërheqjen e parë dhe ato që do të vinë më pas, kurse në tërheqjen e tretë do të marrin pjesë zarfet që nuk janë shpërblyer nga tërheqja e parë dhe e dytë si dhe zarfet e reja që do të arrijnë deri në datën përfundimtare.
Neni 6
Tërheqja e çmimeve
Në ndarjen e çmimeve marrin pjesë të gjithë zarfet e kompletuar dhe që përmbajnë 5 qese të zbrazëta dhe të dhëna për pjesëmarrësin të arritura në adresën Industria ushqimore VITAMINKA SHA Prilep me seli në rr. LECE KOTESKI nr. 23 7500 Prilep ose që janë dorëzuar në kutitë e vendosura dukshëm në pikat e shitjes në territorin e RM.
Në çdo tërheqje do të ndahen këto çmime:
Në tërheqjen e parë do të ndahen çmime edhe atë:
- Një Automobil Toyota Yaris
- Një Skuter
- Pesë Hover bord
- 10 Telefona celularë
- 10 Tabletë
- 10 Televizorë
- 50 Kufje
- 40 Çante sportive
- 50 Pako prodhimesh të organizatorit
Në tërheqjen e dytë do të ndahen çmime edhe atë:
- Një Automobil Toyota Yaris
- Një Skuter
- Pesë Hover bord
- 10 Telefona celularë
- 5.10 Tabletë
- 10 Televizorë
- 50 Kufje
- 40 Çante sportive
- 50 Pako prodhimesh të organizatorit
Në tërheqjen e tretë do të ndahen çmime edhe atë::
- Një Automobil Toyota C-HR hybrid
- Një Skuter
- Pesë Hover bord
- 10 Telefona celularë
- 5.10 Tabletë
- 10 Televizorë
- 50 Kufje
- 40 Çante sportive
- 50 Pako prodhimesh të organizatorit
Tërheqja e çmimeve do të organizohet përmes tërheqjes edhe atë në këto data 23.10.2016 në orën 12:00, 27.11.2016 në orën 12:00, 25.12.2016 në orën 12:00, në hapësirat e Industrisë ushqimore VITAMINKA SHA Prilep me seli në rr. LECE KOTESKI nr. 23 Prilep, Republika e Maqedonisë me përzgjedhje të rastësishme me tërheqjen e zarfeve të kompletuar me 5 (pesë) qese të zbrazëta nga prodhimet adekuate dhe të dhëna për dërguesin.
Neni 7
Pjesëmarrje jovalide në lojën shpërblyese do të konsiderohet nëse tërhiqet zarf i cili nuk do të përmbajë numrin e nevojshëm të qeseve të zbrazëta nga prodhimet adekuate dhe nuk ka qese nga prodhimet adekuate ose kur nuk mund të caktohet identiteti i dërguesit. E njëjta do të trajtohet si jo e rregullt.
Neni 8
Fituesit e çmimeve për të cilit do të organizohet tërheqja, do të shpallen publikisht (në afat prej 24 ditë pas përzgjedhjes) në WEB faqen e Industrisë ushqimore VITAMINKA SHA Prilep www.vitaminka.com.mk dhe www.stobiranka.mk. Të shpërblyerit do të kontaktohen dhe informohen për çmimet edhe përmes telefonit nga ana e organizatorit të lojës shpërblyese, në numrat e telefonit që janë shënuar në zarfet ose në adresën e tyre.
Neni 9
Tërheqjen e çmimeve do ta kontrollojë juri e përbërë nga 5 (pesë) anëtarë:
1 përfaqësues i Industrisë ushqimore VITAMINKA SHA Prilep, 1 përfaqësues i Agjencisë së marketingut Division dhe tre përfaqësues që do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme nga ana e organizatorit të lojës shpërblyese.
Neni 10
Tërheqja e çmimeve
Tërheqja e çmimeve do të bëhet në afat jo më të gjatë se 60 ditë nga dita e shpalljes së fituesve. Pas skadimit të 60-të ditëve Industria ushqimore VITAMINKA SHA Prilep nuk ka asnjë përgjegjësi rreth çmimeve.
Tërheqja e çmimeve nga ana e fituesve do të jetë në selinë e Industrisë ushqimore VITAMINKA SHA Prilep (rr. LECE KOTESKI nr. 23 Prilep). Fituesi i çmimit është i obliguar të legjitimohet përmes dorëzimit të dokumentit për identifikim, kurse për fituesit minoren duhet të dorëzohet certifikatë e lindjes dhe çmimi do t’i ndahet në prani të prindit ose kujdestarit i cili gjithashtu duhet të dorëzojë dokument për identifikim.
Ndarja e çmimeve do të jetë publike.
Neni 11
Pjesëmarrësi i pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 5 (pesë) ditë nga dita e shpalljes së fituesve dhe Industria ushqimore VITAMINKA SHA Prilep do t’i përgjigjet ankesës në afat prej 3 ditë nga dita e parashtrimit të ankesës.
Neni 12
Rregullat e lojës shpërblyese, me qëllim që të informohen pjesëmarrësit potencial me të njëjtat, pas marrjes së pëlqimit nga Ministria e financave, do të shpallen publikisht në ueb faqen e Organizatorit të lojës shpërblyese www.vitaminka.com.mk dhe www.stobiranka.mk, para fillimit të lojës shpërblyese. Për mënyrën e pjesëmarrjes në lojën shpërblyese do të emetohet edhe spot televiziv, kurse pjesëmarrësit potencial do të informohen edhe përmes rrjeteve sociale.
Neni 13
Çmimet që do të ndahen në lojën shpërblyese në organizim të Industrisë ushqimore VITAMINKA SHA Prilep janë:
Fondi i çmimeve | |||
LËNDA | PËRSHKRIM | SASIA | |
1 | Automobil | Toyota C-HR hybrid | 1 |
2 | Automobil | ToyotaYaris | 2 |
3 | Skuter | Aprilia SR50 | 3 |
4 | Hoverbord | Umbrela | 15 |
5 | Telefona celular | Smartphone Lenovo K5 plus grey | 30 |
6 | Tabletë | Lenovo Yoga Tab 3 | 30 |
7 | Televizorë | LG 43″ | 30 |
8 | Kufje | SONY | 150 |
9 | Çantë sportive | Adidas | 120 |
10 | Prodhime nga organizatori | Stobi prodhime të organizatorit | 150 |
Çmimi i përgjithshëm me TVSH: 5.148.661,00 denarë |
Neni 14
Me paraqitjen dhe dërgimin e zarfeve për lojën shpërblyese, pjesëmarrësi në lojën shpërblyese i cili ka fituar çmim shprehimisht pajtohet se organizatori, deri në revokimin nga ana e pjesëmarrësit, mund të mbledhë, mbajë, ruajë dhe përpunojë përmbledhje të të dhënave të mbledhura personale të përdoruesve të shpërblyer dhe të regjistruar, për realizimin e lojës shpërblyese dhe informim për lojën shpërblyese. Organizatori obligohet që t’i përdorë këto të dhëna në përputhje me dispozitat pozitive me të cilat është rregulluar mbrojtja e të dhënave personale. Përpunimi i të dhënave personale me qëllim të marketingut të drejtpërdrejt do të bëhet tërësisht në përputhje me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale dhe çdo pjesëmarrës në lojën shpërblyese ka të drejtë që në çdo kohë falas dhe me hapa të thjeshtë të tërheqë dakordimin për përpunimin e të dhënave të tij personale me qëllim të marketingut të drejtpërdrejt.
Organizatori ndërmerr obligim që të mos përcjellë të dhënat personale te palë të treta, përveç në rastet kur nevojitet për qëllime ligjore gjatë realizimit të lojës shpërblyese.
Organizatori merr përsipër që t’i përpunojë, ruaj dhe shkatërrojë të dhënat në përputhje me legjislacionin me të cilin është rregulluar mbrojtja e të dhënave personale.
Neni 15
Të gjitha shpenzimet për lojën shpërblyese do të jenë në barrë të Industrisë ushqimore VITAMINKA SHA Prilep nga buxheti i saj për marketing.